Sunday, December 7, 2025
spot_img

Latest Posts

Sulmi ndaj Top Channel, hetuesit gjejnë provë të rëndësishme

Dy profile ADN- je janë përftuar nga ekspertët kriminalistë në automjetin tip Range Rover që autorët e sulmit të Top Channel dogjën në afërsi të Golemit pas krimit.

Kjo provë konsiderohet me tepër vlerë për hetuesit. Ato i kanë dërguar profilet për eksperitizë me shpresën se do i ndihmojë të bien në gjurmët e autorëve të sulmit, ku mbeti i vrarë roja e godinës, 60 vjeçari, Pal Kola.

Profilet do të krahasohen fillimisht me ADN të tjera të regjistruara në databazën e policisë. Më pas, krahasimi do të bëhet me ADN-në e personave të dyshuar.

Në pritje të përgjigjeve të ekspertizës, grupi hetimor vijon me analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë se bizneseve përgjatë rrugës së përshkuar nga autorët para dhe pas krimit.

Policia e Tiranës ka vënë ne dispozicion një shumë prej 100 mijë Eurosh për këdo që jep informacion të vlefshëm për personat që ideuan dhe realizuan sulmin.

Burimi Tv Klan

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X