Pas daljes së Kiara Titos nga “Big Brother VIP”, fansat janë bërë kurioz të dinë nëse moderatorja ka komunikuar me familjarët e partnerit të saj, Luiz Ejllit.
Dhe këtë gjë na e ka konfirmuar vetë motra e këngëtarit, Ina e cila nëpërmjet një pyetësori që realizoi me ndjekësit në Instagram iu përgjigj pyetjeve të shumta të cilat kishin të bënin me Kiarën.
Ajo ka treguar se kanë foluar me moderatoren dhe duket shumë ndryshe nga cfarë kanë parë nga ekrani.
Gjithashtu Ina tregoi se ata e shohin Kiaren, njësoj sic e sheh Luizi.






