Saturday, February 28, 2026
spot_img

Latest Posts

A do kishte gjë mes tij dhe Jorit po të mos ishte Kiara? Luizi jep përgjigjen e prerë

Pas daljes së Kiara Titos nga “Big Brother VIP” është përfolur disi për një simpati qe mund të ketë Luiz Ejlli dhe Jori Delli.

Të gjitha dyshimet kanë lindur për shkak të ngacmimeve dhe marrëdhënies së mirë që ata kanë ndërtuar. Si gjithmonë është këngëtari i njohur ai që ngacmon dhe modelja bukuroshe qesh me të.

Ditën e djeshme Luizi iu ka dhënë një përgjigje banorëve dhe publikut.

I pyetur nga Gerti Koxha nëse do kishte lindur diçka mes tyre po të mos ishte Kiara, këngëtari tha:

“Jo, asnjëherë edhe sikur të mos isha me Kiarën. Unë e ngacmoj, por e shoh vetëm si shoqe. Nuk jemi tipa që mund të përshtateshim për një lidhje”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X