Saturday, February 28, 2026
spot_img

Latest Posts

U tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën, momenti emocionues i takimit të Oltës me motrën

Mbrëmjen e djeshme, Olta Gixhari ka marrë vendimin që të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Siç ka rrëfyer aktorja, kjo javë nuk ka qenë e lehtë për të, pasi është tejmbushur nga malli për të birin dhe zgjidhja e vetme për të qenë e qetë ishte të qëndronte pranë djalit të saj.

Banorja u shpreh se e ka fituar Big Brotherit të saj, por emocionet më të mëdha se finalja, asaj do ia dhuronte i biri Amari.

Aktorja e njohur është kthyer në shtëpinë e saj, ku e kanë pritur me shumë dashuri familjarët e saj. Madje në rrjet po qarkullon një video ku Olta shfaqet duke u përqafuar me motrën e saj, Gerta, me të cilën thuhej se nuk flisnin bashkë.

Pasi përqafoi Gertën, Olta shikon se familja e saj po ndiqte sërish “Big Brother VIP” dhe u thotë që ta heqin televizionin nga aty.

Pjesë nga biseda:

Mami i Oltës: Erdhën zemrat e mia u takuan tani në mes të natës, dy yjet e mamit

Olta: Akoma nuk e kam marrë telefonin në dorë. Të mori malli për mua?

Gerta: Jo

Olta: Big-un shihni akoma, pa hiqni pak Big-un

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X