Mbrëmjen e djeshme, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska kane hapur dyert e restorantit të tyre “MENAM”. Që nga emri tejet i gjetur e deri tek stili shumë i fotografueshëm dhe i instagramueshëm i ambientit, restoranti që ndodhet tek rruga e Kosovarëve duket se do të jetë destinacioni i ri më IN në kryeqytet.
Pasi kemi parë ekselencën dhe standartin që Mamaqi ka sjell në sipërmarrjet e tjera si ai dasmave apo i filmografisë, e gjithë kureshtja është si do të jetë ushqimi tek “MENAM”, por një gjë është e sigurt: Do të jetë me lopatë!
Të parët që e shijuan ishin miq dhe të njohur të çiftit: artistë, VIP-a dhe biznesmen siç duken nga pamjet që kanë pushtuar rrjetet sociale.