Podcast-et duket se janë trendi i momentit dhe nuk e kemi fjalën për gazetarët apo moderatorët, por politikanët.
Pak ditë më parë Kryeministri i vendit Edi Rama njoftoi se së shpejti do të nisë podcast-in e tij me titull “Flasim”. Pas tij, edhe Sali Berisha njoftoi se ka gati podcast-in e tij të quajtur “Përtej politikës”.
Pas tyre a do të ketë një tjetër figurë publike që do t’i bashkohet këtij trendi? Këtë nuk e dimë, por duket se të paktën Ilir Meta nuk do të jetë një ndër ta.
Gazetarja Fatma Haxhialiu është takuar mëngjesin e sotëm, në mënyrë të rastësishme me kreun e Partisë së Lirisë. E ndodhur në të njëjtin lokal, ku Meta po konsumonte kafen e mëngjesit, Fatma i është afruar pranë tavolinës, teksa në duar mbante telefonin e saj për të xhiruar këtë moment.
Me shumë sportivitet, Meta e ftoi në tavolinën e tij, ku konsumuan një bisedë të shkurtër. Dhe fokusi i kësaj bisede e cila u shoqërua me shumë batuta, e dini cili ishte? Pikërisht “trendi i podcasts”.
Fatma e ngacmoi Metën duke i kërkuar që t’i premtonte që nuk do të bënte edhe ai një podcast të vetin. Madje aty në moment Fatmës i erdhi edhe një ide edhe për titullin, I cili mund të ishte “I lirë me Metën”.
Duke qeshur, Ilir Meta i tha se do mundohet të përmbahet, por nuk i premton dot gjë për Monika Kryemadhin. Teksa ka vazhduar batuat, gazetarja ju përgjigje se Monikës ja panojnë dicka të tillë, por vetëm ai të mos bëhet pjesë e këtyre gjërave.
Epo mesa duket, Metën nuk do ta kemi pjesë të podcast-eve, ndërsa për Monikën, mbase mund të kemi ndonjë surprizë…



