Rrjeti ishte në dyshime nëse Vivien dhe Getinjo i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, pas romancës së bukur që nisën në “Big Brother VIP Kosova”.
Shkak për këtë lajm u bënë disa statuse të reperit në Instagramin e tij ku njoftoi se po vuante një fazë depresioni.
Mirëpo, burime për revistën “Who” bëjnë me dije se Getinjo dhe Vivien jo vetëm që s’janë ndarë, por do të bëhen prindër për herë të parë.
Momentalisht, çifti ka preferuar të qëndrojë larg publikut e ta shijojnë në privatësi pritjen e ëmbël. Kujtojmë se nga çifti nuk ka ende një deklaratë zyrtare.



