Friday, September 20, 2024
spot_img

I bëjnë “kurth” sikur e telefonon policia, pas gjobave të shumta, Beniada bën reagimin EPIK

- Advertisement -..

Ish-banorja e shtëpisë së famshme, Beniada Nishani si duket nuk i ka fare mirë punët me makinën e sidomos me policat shqiptarë.

Ajo rrëfyeu se ka marrë 5 gjoba nga policia pasi e ka parkuar makinën në një vend ku nuk lejohet. Përmes disa videove në Instastorya ajo u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të mos i vendosin gjoba, duke shtuar se makina e saj është e vogël dhe nuk bezdis njeri.

“Doja të jepja një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba”, u shpreh Beniada.

Pas kësaj ajo ka rënë pre e një kurthi nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio. Ajo është telefonuar gazetarja Anxhela Baxhija, e cila i thotë se e ka marrë nga Policia Rrugore dhe se ka një gjobë shtesë.

Sipas “policisë”, ish-banorja e “Big Brother VIP” ishte filmuar duke ngarë makinën me një dorë.

““Një gjobë shtesë? Unëë? Çfarë gjobe moj? Çfarë po thua moj, po tallesh? Herën e kaluar nuk më more me këtë numër. Me këtë numër mua më është përgjigjur sekretaria e Top-it. Të raft pika në ballë”, ia ktheu Beniada e cila nuk ra pre e lojës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X