Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanq qenë në qendër tëvëmendjes përgjatë këtyre ditëve pasi në rrjet ka qarkulluar lajmi se çifti më i dashur për publikun i kanë dhënë fund romancës së tyre disavjeçare.
Dhe duket se këto ditë për këngëtaren nuk kanë qenë mjaft të lehta por ajo ka vendosur që të prodhojë muzikë të mirë për fansat e saj.
Së fundmi Dafina ka zbuluar për fansat nëpërmjet një postimi në Instagram se ka bërë disa ndryshime për mirë në albumin e saj gjë që sjell dhe shtyrjen e datës së publikimit.
“Kam planifikuar të publikoj albumin tim “Une Jom Ajo” këtë verë, por vendosa ta shtyja për më vonë.
Arsyeja ime përfundimtare për ndryshimin e datës së lëshimit është sepse ka patur një ndryshim të papritur pozitiv. Muzika ime zakonisht reflekton emocionet e mia dhe e di që duhet të ulem dhe të bëj ndryshime të vogla në albumin tim “Une jom ajo”.
Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin, ky është fillimi i një epoke të re.”- shkruan Dafi, ku duket se dhe me këtë postim ajo konfirmoi njeherë e mirë zërat se i ka dhënë fund romancës me muzikantin.
Kujtojmë se thashethemet se marrëdhënia mes çiftit ishte në krizë nisën ku në rrjetet e tyre sociale dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.
Burimet për “Prive” zbuluan se arsyeja e krizës në çift ka qenë dëshira për ta çuar lidhjen në një tjetër stad. Ata tregojnë se Dafina ka shprehur prej disa kohësh dëshirën e saj për tu bërë nënë por mesa duket Dj Geek nuk ka qenë ende gati për ta ndërmarrë një hap të tillë.



