Aktorja Olta Gixhari ishte një prej banoreve më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother VIP” që nga dita e parë dhe deri në momentin kur ajo vendosi të largohej nga gara me dëshirën e saj.
Ish-banorja vendosi të largohej nga shtëpia për shkak të mungesës së madhe që ajo kishte për djalin e saj të vogël, Amarin.
Mirëpo dhe pse kanë kaluar rreth 2 javë që nga dalja e saj, aktorja vazhhdon ende të komentohet brenda në shtëpinë e “BBVP” dhe këtë gjë duket se e ka vënë re dhe vetë ajo.
Olta ka bërë së fundmi një status ironizues në “Twitter”, të cilin më pas e ka shpërndarë dhe në Instagram. Aktorja shprehet se kaq shumë herë sapo përmendet brenda në shtëpi ka filluar të mendojë se tashmë mnd të fitojë “BBVIP” dhe pse ndodhet jashtë saj.
“Realisht po mendoj që mund ta fitoj BBVIP edhe pse jam jashtë. Kaq shumë sa po më përmendin jam e bindur që në finale do kem shanset e mia”, ka shkruar Olta.




