13 prilli është datë speciale për Vivien Thano.
Ish-banorja e njohur sot feston ditëlindjen e saj të 30-të.
Padyshim nuk ka munguar një urim special dhe befasi nga Getinjo, me të cilin si duket e kanë pritur së bashku orën 00:00.
Në rrjetet sociale reperi ka publikuar tortën duke shkruar fjalë shumë të ëmbla: Më shumë jetë dhe lumturi së bashku vogëlushja ime.
“Të dua shumë” ishte përgjigja e Vivit, e cila e rishpërndau foton.

Çifti ditë më parë ishin kryetemë e medias pasi u raportua fillimisht për ndarje (e nxitur nga vet reagimet e çiftit) pastaj u fol për shtatzëni, të cilën e ka mohuar Vivien.



