Astriti kishte marrë një telefonatë përpara fillimit të puntatës së sotme të “Përputhen”, ku i ishte bërë me dije se gjendja shëndetësore e babit të tij ishte përkeqësuar. Gjendja emocionale e konkurrentit ishte shumë e rënduar, aq sa nuk i mbajti dot lotët.
Megjithatë Astriti vendosi të qëndronte në program për të ndjekur pjesën e fundit të takimit me Rrushen e më pas të largohej.
Bora: Si është ai tani?
Astriti: Nuk e di, nuk po më tregojnë ngaqë jam në Tiranë e mos të mërzitem
Bora: Unë të falenderoj shumë që qëndrove në program për ta parë dhe këtë pjesë të takimit
Astriti shpërtheu në lot, teksa Rrushja i shkoi pranë për ta ngushëlluar.
Astriti: Ta mbarojmë dhe këtë pjesë dhe do vazhdoj