Luiz Ejlli është nga personazhet shqiptare më të përfolura të momentit.
Këngëtari i shumë çmimeve të para ishte distancuar nga skena për një kohë për t’u kthyer fuqishëm muajt e fundit.
Simpatia e madhe e publikut ndaj tij u reflektua edhe në rrjetet sociale ku faqja e tij në Instagram arriti në kohë rekord qindra mijëra ndjekës.
Kjo faqe duket se u bë ‘’mollë sherri’ mes familjes dhe atyre që e menaxhonin me produksionin.
Këta të fundit kërkonin pronësinë e kësaj llogarie, e cila javë më parë mori emrin e motrës së këngëtarit.
Por ditën e sotme ka sërish zhvillime. Instagrami është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktë, apo është mbyllur për shkaqe sërish mosmarrëveshjeje mes palëve.




