Monday, March 2, 2026
spot_img

Latest Posts

Më shkakton ankth”, pas denoncimit në polici të Noizyt ndalohet reperi Cllevio Serbiano

Reperi i njohur për videot e tij të Tik-Tok Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti) është ndaluar në afërsi të Rinasit pas një denoncimi të bërë Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy më 13 prill.

Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

“Klevio më ka shkaktuar ankth dhe frikë. Më ka përndjekur. Duhet ta ndaloni”, ka thene Noizy ne denoncim.

Kjo nuk është hera e parë që Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, është vënë në prangat e Policisë së Shtetit.

Rreth një vit me parë ai u prangos pasi theu masën e sigurisë “arrest me burg”. 36-vjeçari nga Lushnja doli nga banesa dhe shkoi në Durrës, ku edhe u  konfliktua me reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X