Thursday, September 19, 2024
spot_img

“Mu grisën pantallonat”- Tayna rrëfen momentet e sikleshme në skenë dhe flet për jetën e saj private: Jam beqare, ja takimi perfekt për mua

- Advertisement -..

Tayna ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur në lidhje me jetën e saj personale, situatat e vështira që ka kaluar dhe momentet më të sikletshme në skenë.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Prive”, ku në rubrikën “50 pyetje”, ajo ka treguar gjëra që nuk i kishte zbuluar më parë publikisht.  Tayna zbuloi disa momente të sikletshme që ka pasur në skenë duke performuar, ku shprehu se i merr me mjaft spotivitet këto incidente.

“Kam shumë momente, nëj prej tyre mu grisën pantollonat siç isha u ktheva mbrapsh duke bërë një vallëzim dhe publiku nisën të gjithë duke brohoritur, kur më tha menaxheri “u turpërove.” Nuk ishte shumë rrezik se… nejse. Një moment tjetër u rrëzova në skenë në tokë, ishte dyshemeja e lagur.”- tregoi ajo.

E pyetur se kush është “antistresi” për të, reperja veçoi disa gjëra, mes të cilave ishte edhe meditimi dhe të qëndruarit vetëm.

“Kam dëshirë të kaloj kohë vetëm, të meditoj, të lexoj, të shoh filma, të këndoj, të shkruaj dhe të udhëtoj.”- zbuloi Tayna.

Ajo rrëfeu gjithashtu një nga kujtimet më të çmendura që ka pasur në udhëtimet e saj.

“Do them njërën më të lehtë. Një herë kam qenë në një koncert, në fakt kam pasur tre koncerte verës. Të nesërmen e kisha pushim, kemi shkuar 8 orë rrugë me shoqen time në një party dhe jemi kthyer më pas në Ulqin. Tre ditë kemi udhëtuar.”– tregoi Tayna.

Tyna ka treguar se ka marrë një ofertë për të punuar në Amerikë, të cilën e ka refuzuar për shkak se nuk dëshiron ta ndërroj audiencën e saj shqipatre. Sipas saj artistët shqipatrë janë më të talentuarit dhe më të përfolirit në Europë.

“Më kanë ofruar që të shkoj në Amerikë, e kam refuzuar për shkak të audiencës shqiptare. Nuk dua ta ndërroj audiencën por ta shtoj. Tani muzikën shqiptare e dëgjojnë edhe njerëz që nuk dinë shqip. Artistët shqipatrë janë më të talentuarit dhe më të përfolurit në Europë.”– tha ajo.

Në lidhje me momentin më të vështirë të jetës së saj, Tayna tha se vit ii kaluar ka qenë i vështirë për të pasi ka pasur disa probleme shëndetësore.

“Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë hsumë me fat gjithmonë, por pika më e ulët ishte vitin e kaluar sepse kam pasur probleme personale dhe shëndetësore. Tani kanë kaluar.”

Në lidhje me jetën private, reperja tregoi se për momentin është beqare, ndërsa sa i përket takimit perfekt me një djalë, ajo tha me shaka se ai duhet të sjellë një Aeroplan.

“Të më sjellin një aeroplan privat, bëj shaka. Nuk është se di shumë për date, nuk di çfarë vishtet… si shkohet… Nuk di shumë për date.”– tha Tayna.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X