Tuesday, March 3, 2026
spot_img

Latest Posts

Gjykata merr vendim për Cllevion pasi u arrestua për kërcënime ndaj Noizy-t

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Kleviol Ahmetin, reperin e njohur si Cllevio.

Ky i fundit u arrestua në 16 prill pas denoncimit të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si ‘Noizy’ nën akuzën se i kishte shkaktuar ankth pas kërcënimeve për jetën.

Ahmeti nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore por është përfaqësuar nga avokati i tij, Klodian Reçi i cili ka kërkuar që klienti i tij të lirohet dhe jo të merret masë tjetër ndaj tij. Sa i takon akuzave të këngëtarit se është kërcënuar nga Ahmeti, avokati në mbrojtje të klientit të tij, ka thënë se Cllevio thjesht ka folur në rrjetet sociale. Ahmeti pretendon se konflikti i tij me Rajkun është i vjetër dhe se ky i fundit e kishte provokuar vetë me deklarata të tij në rrjetet sociale.

Arrestimi i Kleviol Ahmetit u bë në Rinas sapo mbërriti në Shqipëri. Më pas u dërgua në komisariatin e policisë së Durrësit, ku u mbajt në paraburgim.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X