Hailey Bieber ka vendosur të “hapë zemrën” për ndjekësit e saj në Instagram dhe në një rrëfim si asnjëherë më parë, ka rrëfyer se këtë vit, në 2023, ka përjetuar dhe po përjeton disa nga momentet më të vështira në jetë. Momente këto me shumë gjasa, mund të lidhen me “dramën” me Selena Gomez, por jo vetëm.
Kështu, në postimin e parë në InstaStory modelja e njohur ka shkruar: “Më pëlqen të bëj shaka për mënyrën s si ndihem, sepse ndonjëherë është më e thjeshtë se sa ta pranoj që po kaloj një periudhë të vështirë. Por, në të vërtetë, që kur ka nisur 2023-shi, kam përjetuar disa nga momentet më të trishta dhe më të vështira në jetën time si e rritur”
Në postimin pasardhës, ajo pati edhe një mesazh për të gjithë ata që ndihen njësoj si ajo, teksa shpërndau edhe një “mesazh dashurie” për të gjithë:
“E di që shumë njerëz të tjerë ndihen si unë, kështu që dijeni se nuk jeni vetëm. Le të jemi pranë të dashurve tanë, miqve, familjarëve dhe të panjohurve. Le të jemi pranë njerëzve”


Kujtojmë se e gjithë “drama” mes Hailey-t dhe Selena-s, me të cilën gjithmonë është krahasuar për shkak se Justin Bieber ndodhet në mes, nisi më shumë se 1 muaj më parë, nga një postim ku fansat e këngëtares pretenduan se modelja po tallej me Gomez. Hailey i mohoi sigurisht këto akuza, ndërsa Selena që nga ajo kohë e në vazhdim ka shpërndarë vetëm mesazhe pozitive, pavarësisht situatës.
Pati disa situata në rrjetet sociale muajt e fundit, ku pati një “përballje” virtuale, por asnjëherë të drejtëpërdrejtë mes vajzave, teksa fansat e Selena-s janë treguar të pamëshirshëm me modelen, me komentet dhe “unfollow”-t. Në këtë situatë u përfshinë edhe persona të tjera, gjithmonë me nënkuptime apo postime me “thumba”, për të ardhur më pas tek postimet e vajzave pak javë më parë ku zbuluan se Hailey kishte marrë edhe “kërcënime me vdekje”, ndërsa Selena i kërkoi ndjekësve të ndalnin kërcënimet, ofendimet dhe t’i japin fund dramës. Disa orë më vonë, Hailey falenderoi publikisht Selena-n, ndërsa vajzat i bëjnë follow njëra-tjetrës, duke fikur edhe zjarrin virtual.



