Aktorja Angelina Jolie ka befasuar qytetarët ukrainas, pasi shkoi në një kafene në Lviv të shtunën.
46 vjeçarja, tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq e veshur sportive në kafene, me Maya Pidhorodetska, e cila postoi një video të aktores së famshme në Facebook .
“Asgjë speciale. Vetëm Lviv. Unë shkova vetëm për të pirë kafe. Thjesht Angelina Jolie.Ukraina është thjesht e mbështetur nga e gjithë bota”, ka shkruar ajo në gjuhën ukrainase pasi filmoi aktoren, e cila përshëndeste me dorë nga banaku.
Fansat e saj në qytetin ukrainas, mu mblodhën për të përshëndetur Jolie ndërsa forcat ruse u mblodhën në lindje të vendit për një sulm të ri. Pamjet tregojnë se ajo po jep autografe për fansat e saj në Ukrainë.