Tuesday, March 3, 2026
spot_img

Latest Posts

Pasi foli për të gjatë qëndrimit në “BBVIP”, Anna Lika ‘konfirmon’ romancën me Bjordi Mezinin

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, Bjordi Mezini foli pak për jetë ne tij sentimenale, ku zbuloi disa detaje nga partnerja që i ka vjedhur zemrën. Ish-banori tregoi se partneren e tij e ka gjithashtu kolege në punë.

Asokohe ai përshëndeti të dashurën për t’i thënë asaj që e do shumë, atë dhe vajzën e tyre, e cila në fakt ishte macja e tyre, Amman. Kaq mjaftoi që të zbulohej edhe identiteti i vajzës që i kishte rrëmbyer zemrën dhe ka qenë pikërisht macja që i ka tradhtuar.

Aktorja Anna Lika ka në rrjetet sociale një foto, ku është së bashku me macen e saj, Amma. Kaq mjaftoi që në rrjet të përfliej se aktorja është vajza për të cilën ka folur Bjordi. Madje edhe vetë Bjordi ka disa foto dhe video në “Instagram” me Amman, macen që shfaqet në foton e Annës.

E së fundmi dyshja duket se i kanë konfirmuar thashethemet pasi, Anna ka publikuar për herë të parë një foto ku shfaqet krahë regjisorit.

“Punë natë e dite që të shohim pakëz dritë”- shkruan Ana krahas fotos, e cila është shkrepur gjatë xhirimeve të serive të reja të serialit “Hot”.

Anna dhe Bjordi janë njohur në xhirimet e serialit të Ermal Mamaqit, “HOT”. Anna aty është në rolin e një prej protagonistëve, ndërkaq që Bjordi është regjisori i serialit. Raporti i tyre ka nisur tërësisht miqësor fillimisht, por më pas dyshja ka nisur këtë raport, që duket se është në prag për t’u kthyer në një marrëdhënie të konsoliduar. Prej më shumë sesa një viti, dyshja ia ka dal që të fshihet nga sytë e ndjekësve, duke e shijuar këtë raport larg syve të kureshtarëve.

Por teksa për shumë, kjo histori nuk dihej, duket se për familjen ka qenë shumë e konsoliduar. Po ti hedhim një sy rrjeteve sociale, Bjordin e ndjek e gjithë familja e Annës, duke përfshirë edhe dy tezet e famshme, Inisi dhe Ingridi. Në intervistat e saj, aktorja ka folur edhe për Bjordin, por duke i kufizuar deklaratat vetëm tek raportet e punës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X