Vëllezërit Veshaj nisën sonte puntatën e tyre të parë dhe e ftuara e parë ishte Lori Hoxha.
Lorit i shkon shumë për shtat shprehja tipike e filmit “Topi është i imi penalltinë e gjuaj vet”, pasi në cdo program të ri apo cdo sezon të ri programesh Lori bën “këmbë e para”. Nuk e dimë nëse është supersticoze apo nëse stafet e programeve në Top-Channel e kanë të parën në listë, por që trashëgimtarja e Topit është e ftuara e parë kjo është pak por e sigurt.
Kujtojmë që edhe në tetor të 2020-tës ishte ndër të ftuarat e para të “Shiko Kush Luan” madje bashkë me Mozzik (njësoj si sot). A dhe një detaj të vogël nga këto të Kryefjala.com studio e emisionit të Romeos dhe Donaldit është ish-amjenti i “Shiko kush luan”.
Ajo që na bën përshtypje është që ky fenomen nuk ndodh me televizionet e tjera.