Ina Pojani, motra e Megi Pojanit, ka reaguar për videon skandaloze, ku e motra tallej në varrin e stërgjyshes së tyre. Ajo ka komentuar nën postimin e “Iconstyle” ku sigurisht e justifikon veprimin e motrës së saj.
Ndër të tjera ajo shprehet se secili ka mënyrën e tij për t’i shprehur ndjenjat. Sipas Inës ata e përdorin këtë lloj “humori” për ta bërë mamin e tyre për të qeshur.
“Është normale të bësh çfarë të duash dhe të shprehësh ndjenjat e tua në mënyrën tëndë. Është cilësuar është varri i stërgjyshes dhe meqë mami ngarkohet ne e bëjmë të qeshë. Çdo njeri reagon si të dojë dhe si ta ndjejë. Gabimi këtu nuk është veprimi por postimi. Trishtimin e njerëzve që kanë dhimbje e kuptoj por askush në video nuk po tallet me dhimbjen e askujt. E ndërsa dhimbjen e kuptoj histerinë kolektive dhe nuk e toleroj dhe as nuk më tremb sepse e di shumë mirë çfarë zemre ka motra ime dhe e di që në video nuk ka një grimcë dashakeqësie “ shkruan Ina.



