Nëse keni parë titullin dhe po mendoni “Po Elgiti dhe Klea nuk u martuan njeherë?” dhe në mend keni setin fotografik në Marok, përgjigja është “Po, janë martuar, por nuk mundën të bëjnë dot dasmë”, të paktën ashtu sic duhet. Kështu, artistët i dhanë fund beqarisë disa vite më parë, kur Klea ishe në pritje të ëmbël, megjithatë nuk e festuan kurrë kurorëzimin e tyre, me familjarët e miqtë dhe mesa duket koha ka ardhur pikërisht tani.
Vitin e shkuar, në datëlindjen e Krid, Elgiti i propozoi sërish për martesë Kleas (merrni shembull cuna, nëse e doni vërtetë propozojini dy herë) dhe ata kanë vendosur që këtë datë ta bëjnë akoma më të vecantë sepse në 4 qershorin e këtij viti ata do t’i bëjnë dhuratë të birit, dasmën që “nuk u bë dot atëherë kur duhej”.
Kështu thotë njoftimi zyrtar për dasmën e tyre, të cilin e ka postuar pak më parë gazetari Ervin Kurti në Instagram, ndërsa ka formën e një faqeje gazete dhe bashkangjitur një fotoje të tyre, shfaqet data e ceremonisë dhe vendi, në jugun e Shqipërisë.




