Marrëdhënia mes moderatores Einxhel Shkira dhe modeles Beniada Nishani duket se nuk është më e njëjta si në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Të dyja vajzat duket se nuk janë më mikesha dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë Einxhel.
Në një intervistë për “Why not”, ajo u shpreh se modelja nuk ia ka kërkuar numrin e telefonit, duke mos i kursyer as kunjat ndaj saj. Me ironi, Einxhel ka shtuar se ndodhta e gjitha është një traditë italiane, por ishte e qartë se mes tyre nuk kishte më asnjë marrëdhënie.
PJESË NGA BISEDA:
Einxhel Shkira: Nuk jemi takuar akoma. Me Beniadën nuk kam rastisur. Po ngaqë nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Kështu mora vesh! Kjo ishte arsyeja që nuk kemi komunikuar. Mbase kanë tradita, zakone të tjera në Itali.
Roza Lati: Mendon se kjo gjë ndodhi se…
Einxhel Shkira: Nuk më ka numrin e telefonit. Ia kisha dhënë brenda që ditën e fundit që nuk do ia jepja numrin e telefonit dhe duket se ka marrë atë për bazë. As nuk e ka kërkuar.
Roza Lati: Mos i ka ngelur hatri
Einxhel Shkira: Me mua? Për çfarë arsye. Çfarë ka pasur për të folur ka ndodhur brenda. S’ka nevojë për të sqaruar. Pse do ta mërziste lidhja ime me Dagz?