Wednesday, March 4, 2026
spot_img

Latest Posts

I thyen xhamat e makinës opinionistes? Reagon Zhaklin Lekatari dhe zbulon si qëndron e vërteta

Ditën e sotme kanë qarkulluar disa foto në të cilat shfaqej opinionistja e “Big Brother”, Zhaklin Lekatari, në prani të një patrulle policie, ndërsa u tha se i kishin thyer xhamat e makinës.

Po ashtu në rrjet kanë qarkulluar informacione se ky sulm ka ardhur nga fansat e spektaklit, pas spektaklit të mbrëmshëm.

Në një komunikim që BW pati me Lekatari, ajo u shpreh nuk është e vërtetë që i kanë thyer xhamat e makinës, por se ka pasur një tjetër problem për të cilin i është dashur ndërhyrja e policisë.

Lidhur me këtë situatë e cila shpejt bëri xhiron e rrjetit ka reaguar edhe policia e Tiranës.

Në njoftimin zyrtar policia konfirmon se Lekatari nuk ka rënë pre e asnjë sulmi.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”, njofton Policia.

Ndërkohë vetë opinionistja nuk ka dhënë asnjë reagim në lidhje me incidentin e mundshëm, të cilin as e ka pohuar dhe as e ka mohuar.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X