Wednesday, March 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Ra “pre” e misionit sekret nga Efi dhe Luizi, si reagoi Qetsori kur mori vesh të vërtetën

Mbrëmjen e djeshme, Efi Dhedhes, Luiz Ejlli dhe Nita Latifi u përpoqën që të bindnin Qetsor Ferrunajn që të tërhiqej për vendin e 4 në finalen e “Big Brother VIP2”.

Pasi banorët i ofruan një shumë parash dhe i thanë që t’ua linte vendin e finales Nitës dhe Krist Aliajt. Qetsori tha se për Latifin tërhiqet, ndërsa për Kristin jo.

Mëngjesin e sotëm teksa ishte në oborr me Luizi, ai tha se kishte vendosur që të largohej të shtunën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Kur të çohen të gjithë, shkojmë dhe bëjmë shpalljen e muhabetit që bëmë mbrëmë”, tha Qetsori.

I pyetur nga Luizi nëse do e bëjë vërtetë, Ferrunaj tha ‘po, jeni ju që keni ndenjur këtu. E zhvilloni ju situatën”.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të tij mos të votojnë më për të, e gjithashtu u ka dhënë mbështetjen e tij banorëve të shtëpisë.

Qetsori i ka falenderuar dhe përgëzuar ata për karakterin e tyre, e më pas i ka kërkuar që në një bluzë të bardhë, të cilën do ta mbaj veshur mbrëmjen e së shtunës, secili banorë të shkruaj diçka simbolike.

Pjesë nga biseda

Luizi: Ishte një mision sekret o Qetsor, lidhje ka?

Qetsori: Ishte misioni juaj?

Luizi: Po

Qetsori: Atëherë jam në lojë

Luizi: Po normal.Ç’punë ke ti me u largu? Je në terezi? Ishte mision, të të bindim ty, Nitën ose Krisitin për me hek dorë nga gara, me dëshirë. Dhe Efi ta filloj mbrëmë, kur ishte te krevati. Edhe të tha: “Unë kam mendu që Qetsori, të largohet se e ka fitu iher, e kshu”. Erdha unë edhe thashë “Madje, madje…unë e di që ka shprehë Qetsori që do lekë, unë po i jap të gjitha… që s’do të të jap asigja”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X