Wednesday, March 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Olta Gixhari “braktis” Spanjën për projektet në Tiranë, rikthimi i aktores

Olta Gixhari ishte ndër banoret të këtij edicioni të “Big Brother”. Ndonëse pas 100 ditësh, ajo la shtëpinë, ende aktorja vijon të bëjë për vete publikun. E duket se gjithë ky interesim për të, ka bërë që ajo të rikthehet edhe njëherë në Shqipëri, këtë herë me disa projekte. “Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani, por do të jetë ‘Top Channel’ që do t’i zbulojë i pari.

“Disa janë në bashkëpunim me ‘Top’-in, por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do iki të zhdukem se do bëj gocën…”, u shpreh aktorja në një prej daljeve të saj. E fill pas kësaj deklarate, ajo është shfaqur në xhirime që po realizohen. Nuk dihet nëse aktores simpatike i është premtuar një minutazh i saji, apo do të jetë pjesë e formateve që janë në ‘Top Media’, por ajo që dihet me siguri është që ka nisur puna për të parë sërish Olta Gixharin në ekran.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X