Prej kohësh, instagrami i Luiz Ejllit është kthyer në temë diskutimi. Pasi po arrinte 700 mije njekës, ai u mbyll papritur nga motra e tij dhe mes saj dhe Top Channel nisi “lufta”.
Pak ditë më vonë, televizioni publikoi një video të Luizit nga shtëpia e famshme ku shprehej se për imazhin e tij do të kujdeset teleizioni dhe dha urdhër të mbyllen llogaritë në emër të tij, gjithashtu edhe GoFundMe që po mblidhte të ardhura në emrin e tij.
Por ditën e djeshme, Kiara Tito ka hapur një llogari Instagrami në emrin e Luizit, ku sipas saj kjo është porosi e dhënë nga vetë këngëtari.
Ka qenë edhe kunati i këngëtarit i cili ka bërë thirrje ndjekësve të mos e ndjekin profilin e hapur në emër të Luizit dëri në daljen e tij nga BBV.Mesa duket, BBV përveç karrierës do të ketë një ndikim të madh edhe në jetën private të këngëtarit.
Pas deklaratës së kunatit të Luizit se ato që hapën Instagramin nuk janë dashamirës dhe nuk duhen bërë follow pasi duhet të presim të dal Luizi ka sjell dhe një reagim nga ana e Kiarës.
Kiara ka postuar në llogarin e saj në Twitter një foto nga profili
I Luizit. Krahas fotos Kiara ka shkruar nje thenje që duket është një përgjigje ndaj familjarëve të Luizit.
“Hajde +300k sot ❤ #meluizin
Qentë le të lehin, karvani ecën
përpara – shkruan Kiara.




