Wednesday, March 4, 2026
spot_img

Latest Posts

“Do i prish dasmën në kishë”/ Olta Gixhari habit me deklaratën e saj për Luizin dhe Kiarën

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Olta Gixhari ka qenë goxha aktive në rrjetet sociale që pas daljes nga spektakli i madh.

Aktorja ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku është pyetur nëse do të marrë pjesë në dasmën e Kiarës dhe Luizit, si dhe nëse do të vazhdojë miqësia jashtë me këngëtarin.

Olta u shpreh se miqsia me Luizin do të vazhdojë dhe jashtë pasi sipas saj ata kuptoheshin shumë mirë me njëri-tjetrin.

Përsa i përket dasmës, ajo tha se do të marrë pjesë, por nëse nuk e ftojnë, ajo tha me shaka se do t’ua prishë dasmën.

“Sigurisht që do të shkoj në dasmë, nëse do të ftojnë, besoj se do të më ftojnë se nuk kanë luajtur mendsh që mos më ftojnë. Ose përndryshe unë do të jem ai personi që do të them: kam diçka për të thënë, do të prish dasmën në kishë kur prifti të thotë dikush të flasë tani ose të heshtë përgjithmonë.

Do jem ky njeriu nëse nuk më ftojnë, nëse më ftojnë do rri si njeri aty dhe do duartrokas. Sigurisht që do të shkoj dhe u uroj shumë fat e lumturi nëse kjo dasmë do të ndodhë natyrisht, të presim sa të dalin jashtë.”-tregoi Olta.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X