Friday, September 20, 2024
spot_img

Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard/ Klientët e kafeneve vendosin se kush ka të drejtë duke lënë bakshishe

- Advertisement -..

Gjyqi Johnny Depp kundër Amber Heard vazhdon ende ndërkohë një kafene ka lejuar klientët të vendosi se kujt i japin të drejtë nëpërmjet një metodë shumë kreative.

Ata kanë vendosur dy kavanoza Johnny/Amber në sportelin e porosive të ‘Dialog Cafe’ dhe njerëzit po japin para për atë që besojnë.

Johnny mban avantazhin. Thuhet se kavanozët e bakshishit Jonny vs. Amber janë shfaqur që nga fillimi i javës dhe aktori duket se ka dalë në krye në bakshish në fund të çdo dite.

Siç e dini, Jonny Depp dhe ish-bashkëshortja e tij janë në mes të një përballjeje në sallën e gjyqit dhe ka pasur disa pretendime goxha shpërthyese nga të dyja palët.

Depp po padit Amberin për 50 milionë dollarë, duke pretenduar se ajo gënjeu kur e akuzoi atë se e kishte abuzuar fizikisht. Ajo po kërkon 100 milionë dollarë për shpifje, duke pretenduar se ai ka koordinuar një fushatë shpifjeje kundër saj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X