Wednesday, March 4, 2026
spot_img

Latest Posts

“Ndoshta ne u nxituam”/ Vivien tregon arsyen e vërtetë të ndarjes me Getinjon 

Ditët e fundit aludimet se Getinjo dhe Vivien Thano i kanë dhënë fund romancës së tyre që e nisën Brenda shtëpisë së BBVK.

Së pari, të dy kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami. Së dyti, ata nuk ndiqen më.

Dhe duket se edhe këtë herë Instagrami ka qenë një tregues i saktë, pasi ka qenë vetë Vivien që ka konfirmuar ndarjen.

Ajo do jetë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” dhe në promon e emisionit është shfaqur momenti kur tregon se i kanë dhënë fund historisë.

Vivien thotë se mes tyre ka marrë fund dhe arsyeja, ose të paktën një nga arsyet përse, është pasi ajo dhe Getinjo i kanë nxituar pak gjërat mes tyre, gjë që ka sjellë më pas edhe prishjen e marrëdhënies.

“Nuk jam më me Getin, jemi ndarë. Ndoshta ne u nxituam pak më shumë seç duhet.”-thotë ajo.

E po ashtu ka lënë të kuptohet se mund të marrë pjesë në “Love Island”. E pyetur nga Aulona nëse ka hequr dorë nga kërkimi i dashurisë në ekran ajo thotë: “Ku i dihet mbase marrim pjesë në ndonjë ishull.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X