Sot në emisionin “Live from Tirana”
ishte e ftuar në studio gazetarja
dhe njëkohësisht opinionistja e
edicionit te dytë të “BBV”, Zhaklin
Lekatari.
Pritet që në finalen e madhe të shohim martesën e vitit, ate të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.
Vlen te theksojme se dyshja brenda shtepise nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. A mos valle është një vendim i nxituar i çiftit martesa? Zhaklin pohon:
Nuk mendoj që është vetëm tek seksi cështja. Dy njerëz që janë njohur brenda në formati mendoj që duhet t’i japin vetes kohën për ta njohur njëri tjetrin në jetën reale, me dinamikat dhe përgjegjësite e veta, pa lupën e
kamerave. Martesa është një pakt,
një kontratë dhe është një hap që
duhet menduar mire sepse nis një dimension i ri. E kam parë si përgjegjësi të madhe prandaj dhe
nuk jam martuar. Une nuk futem
dot brenda ndjenjave të njerëzve
por bazuar në eksperiencen time nuk e shoh te pëlqyeshme që dy njerëz pa u njohur 100% të hedhin një hap kaq serioz për të ardhmen e tyre. Njëri nga ata jeton aty brenda mikrokozmosit të tij dhe se si do të jete sjellja e tij, përshtypjet, feedbacku që do
marre jashtë këtë ne do ta shohim.
Une nuk do doja të martohesha
me një njeri që nuk e di se si është jeta jashte. Luizi nuk e di fare perfaqëson jashte as ai, nuk di as çfarë përfaqëson Kiara. Kjo lidhja seksuale është pjesë shumë e rëndësishme, nëse e shijon, keni energjine e njëjte, për të kuptuar nëse energjia është aty ku duhet të jetë. Më duket e frikshme ky hap i tyre” – u shpreh Zhaklin Lekatari.



