Blero dhe Afrona padyshim kanë qenë kryetema e javëve të fundit.
Ndonëse i kanë dhënë fund martesës prej më shumë se 1 viti, ata kanë kthyer në vëmendjen e medias dhe publikut ndarjen me deklaratat e tyre.
Fillimisht Afrona u shfaq në intervistë duke thënë se ndarja përfundoi me sherr.
Më i “rreptë” kundrejt saj ishte Blero, i cili e akuzoi publikisht se ajo e donte për para dhe interes.
Por artisti nuk u ndal me kaq. Ai sërish përmes rrjeteve sociale ka hedhur kunja për ish-gruan e tij.
’Nëse tregon të vërtetën, ajo do të bëhet një pjesë e të kaluarës tënde, por nëse gënjen ajo do të bëhet një pjesë e të ardhmes tënde’’.
Kjo deklaratë e Bleros, nga fansat mendohet se i kushtohet Afronës, për shkak se ajo mohoi të jetë ndarë për para.




