Meridian Ramcaj ka qënë i ftuar në “Fan Club”.
Teksa në studio diskutohej për rrugëtimit e Luizit, Meridiani i është rikthyer edhe njëherë çështjes së sëmundjes së këngëtarit.
Pas një video ku janë shfaqur disa nga momentet kulminante të eksperiencës në BBV, ka qënë e pashmangshme të mos rikthehej përsëri çështja e sëmundjes.
Mirëpo ka qënë Meridiani ai i cili ka habitur me deklaratën lidhur me këtë çështje.
Sipas tij publiku duhet të presë edhe pak ditë për të zbuluar të vërtetën.
Më pas ai sqaroi se deklarata e tij kishte të bënte me të vërtetën sipas Luizit që lidhet me arsyet pse ky i fundit deklaroi papritur se ishte i sëmur.



