Donald Veshaj kryefjala e ‘Big Brother Vip 1’ dhe Ilir Shaqiri fituesi i “BBV1” mbrëmjen e sotme do të rikthehen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Këtë gjë e ka zbuluar vetë Donaldi përmes një postimi në “Instagram”, ku lajmëroi ndjekësit e tij që në darkë të jenë sy dhe veshë nga ekrani pasi ai do i bashkohet katër banorëve të Big Brother Vip.

Ndërsa moderatorja Arbana Osmani ka postuar në instastory një foto të Donaldit dhe Ilirit me shkrimin – gjeje çfarë? Sonte

Pritet që Donaldi dhe Iliri të jenë mysafir mbrëmjen e sotme dhe ashtu si dhe tradita e do do të darkojë me banorët.



