Thursday, March 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Ish-banorët e BBV bëhen bashkë për një … gotë. Transporti me autobus

Katër finalistët e Big Brother Vip, Efi, Luizi, Dea dhe Kristi shijuan mbrëmjen e djeshme një darkë me dy mysafirë të veçantë, Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn, fituesin dhe vendi i dytë i edicionit të vjetshëm të BBV.

Por, duket se kjo darkë nuk ka patur interesin e ish-banorëve të këtij edicioni të cilët duket se kanë patur darkën e tyre.

Nga disa pamje të publikuar nga vetë ata në rrjetet sociale, shihet se të gjithë ish-banorët e BBV të këtij edicioni janë mbledhur bashkë dhe kanë shijuar nga një gotë verë në një nga lokalet e kryeqytetit.

Gjithashtu, ata janë shfaqur në një video të gjithë bashkë dhe në një autobus dhe nuk dihet nëse kanë qenë në ambientet e Top Channel për xhirime apo diku tjetër. Siç mund ta shihni nga pamjet e mëposhtme janë Olta, Tea, Bledi, Qetsori, Armaldo, Elvisi, Tani, Lorenci, Diola, Keisi, Sabiani, Jori, Ermiona, Valbona Mema, Beati, Antoneta, Mikela, Ronaldo, etj.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X