Thursday, March 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Festë beqarie për Luiz/ Kiara bën reagimin epik

Teksa finalja e madhe po afron, në shtëpinë e BigBrother VIP është organizuar një festë beqarie për Luiz Ejllin.

Artisti i cili i propozoi për martesë Kiara Titos brenda shtëpisë së famshme, pritet të kurorëzojë dashurinë në martesë me moderatoren pas përfundimit të spektaklit.

E mesa duket këngëtarit iu organizua një festë posaçërisht për të nga Vëllai i Madh ku i kishte dërguar disa striptiste duke krijuar një atmosferë të ‘nxehtë’. Sakaq në shtëpi ishin rikthyer dhe disa nga ish-banorët e “BBVIP”, si Sabiani, Qetsori, Ronaldo, Beati, Lorenci dhe Gerti për të festuar së bashku me këngëtarin.

E teksa tradita e ka që festa e beqarisë të festohet vetëm me djem, për dy finalistet e “BBV”, Vëllai i Madh i vendosi kusht Dea Mishelit dhe Efit për tu maskuar si djem.

Një moment ‘funny’ ishte dhe reagimi i Kiarës në rrjetet sociale e cila bëntë thirrjet pubilike për të hyrë në shtëpi pasi pa se çfarë kishin organizuar për Luizin.

“Më fusni në shtëpi tani”- shkruan moderatorja duke i bashkangjitur disa emoji duke qeshur gjatë videos ku këngëtari shfaqej duke kërcyer me strptistet.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X