Mbrëmjen e djeshme Tea Trifoni bëri një deklaratë të fortë në “Më lër të flas”. Ajo pretendon se Kiara dhe kunati i saj, i cili është punonjës ministrie, e kanë kërcënuar me jetë te dera e Top Channel.
“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku.
Kiara ishte gjithashtu e ftuar në emision ku u pyet nga vëllezërit Veshaj rreth kësaj deklarate, të cilën ajo e mohoi kategorikisht.
Donaldi: Kishim Tean pak më parë dhe tha se burri i tezës së Kiarës më ka kërcënuar.
Kiara: Sështë e vërtetë.
Donaldi: Ishte shume e prekur.
Kiara: Vërtetë?
Donaldi: Po e pyetëm nëse e ke sqaruar me Kiarën, s’kam ça të flas më tha.
Kiara: Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.
Të gjithë kanë qënë në mëdyshje se kush po tregon të vërtetën Zhaklin Lekatari ka pohuar se deklaratat e Teas janë të vërteta.
Në një postim në twitter Zhaklin Lekatari ka komentuar se është e vërtetë.




