Thursday, March 5, 2026
spot_img

Latest Posts

I vuri emrin vajzës së parë Elita, Arif Zyberi: E kam mbajtur të fshehur, nuk doja të ma vidhnin anëtarët e grupit

Vokalisti i bendit Elita 5, Arif Ziberi, ka zbuluar detaje interesante nga karriera dhe jeta e tij.

I ftuar në  “Në kurthin e Piter Pan” ai zbuloi kuptimin e emrit të grupit dhe historinë që fshihet pas tij. Ai tha se elita do të thotë më e mira.

“Elita dihet që është më e mira. Dhe ne ishim të rinj. Tashmë jemi 6 veta, po atëherë kemi qenë 5. Ishim të vegjël dhe na u duk emri i duhur. Çfarëdo që të ndodhë, emri do të mbetet Elita 5!”

Tutje ai ka rrëfyer historinë se si e ka mbajtur të fshehur dëshirën e tij për të pagëzuar vajzën e tij të parë me emrin Elita, nga anëtarët e tjerë të grupit.

“Po, unë edhe kur nuk kam pasur fëmijë kam thënë që nëse do të kem vajzë, do ta mbajë emrin Elita, emër që m’i ka ofruar të gjitha këto kënaqësi këto vite. E kam mbajtur në fshehtësi sepse nuk kam dashur që të ma vjedhë ndonjë nga anëtarët e grupit dhe sepse ato kanë pasur vajza para meje.

Unë ja dhashë emrin Elita dhe unë mburrem dhe krenohem me të. Elita është vajza e parë, Aida është vajza e dytë dhe më e vogla është Enisa e cila është këtu me ne. Unë i dua vajzat dhe shyqyr Zotit që janë shëndoshë e mirë dhe të ecin rrugën e vet” ka rrëfyer ai.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X