Thursday, March 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Shifra marramendëse! Pas fitores në “Big Brother VIP”, zbulohet shuma që paguhet Luiz Ejlli për një performancë

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli është një ndër emrat më të komentuar dhe më të kërkuar të momentit.

Këngëtari i cili arriti të rrëmbente zemrat e të gjithë publikut, tashmë e presin suksese të mëdha në karrierën e tij muzikore të cilën e kishte lënë në mes prej shumë vitesh.

E tashmë duket se po bëhet ‘luftë’ për të marrë artistin në klubet natës ku konkurrenca është mjaft e lartë. Këtë fundjavë Luizi pritet që për dy netë të jetë në Kosovë, ku do të performojë në një prej clubeve të Prishtinës, ku në një prej netëve do të jetë dhe në shoqërinë e reperit Noizy.

Mirëpo sa paguhet këngëtari për një natë?

Së fundmi “N’ZOOM” ka mësuar se fituesi i BBV paguhet plot 10 mijë euro për një performance.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X