Friday, March 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Shqipëria u rendit e 22-ta, reagon bashkëshorti i Albinës: Eurovisioni nuk ka më vlera, triumfoi politika

Shqipëria është renditur në vendin e 22-të me gjithsej 76 vota në Eurovision 2023.

Albina dhe familja Kelmendi, të cilët u prezantuan me këngën “Duje”, u pritën mjaft mirë nga publiku, por jo edhe të kënaqur me rezultatin.

Një reagim pas kësaj e ka bërë edhe bashkëshorti i saj, biznesmeni i njohur, Valon Vataj.

Ai në një postim në InstaStory thekson se politika edhe këtë herë ka triumfuar kundër trojeve shqiptare.

“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare. Eurovision nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera. Familja ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare”, u shpreh ai.

“Krenar me ju deri në vdekje. Faleminderit Shqipëri etnike kudo që jeni”, vazhdoi më tej Vataj.

Suedia ndërkaq u shpall fituese e këtij edicioni me Loreen, kënga e së cilës titullohet “Tatto”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X