Wednesday, January 21, 2026
spot_img

Latest Posts

Këtë herë e thotë shkenca: Ja kur dhe si do shuhet njerëzimi…

Ka disa teori të pranuara gjerësisht nga komuniteti shkencor se si njerëzimi do të dorëzohet apo shuhet.

Bazuar në një raport të fundit, shkencëtarët nga Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) besojnë se e dinë se si do të jetë procesi i përfundimit të aktivitetit të Diellit, të cilin ata e lidhin drejtpërdrejt me fundin e planetit.

Në këtë kohë, Dielli është në fazën e sekuencës së tij kryesore, pra bërthama arrin të shndërrojë hidrogjenin në helium, i cili gjeneron energji të shprehur në formën e shkëlqimit dhe nxehtësisë.

Por sipas përllogaritjeve të bëra nga të dhënat e sondës hapësinore Gaia të ESA-s, Dielli do të bëhet një yll gjigant i kuq kur të jetë midis 10,000 dhe 11,000 milionë vjeç. Në këtë kohë ai do ketë arritur fundin e jetës së tij.

Tani Dielli është 4,670 milionë vjeç.

Në fundin e tij ai do të jetë rritur në madhësi me 10% në krahasim me madhësinë e tij aktuale, gjë që do të shkaktojë një rritje vdekjeprurëse të temperaturës për speciet njerëzore.

Kjo do të thotë, se shkencëtarët llogaritin se fundi i botës do të ndodhë brenda 6,000-8,000 milionë viteve.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X