Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e ëmbël e ka bërë vetë të ditur Pitarka teksa ka publikuar foton e parë të vogëlushes së saj të porsalindur dhe krahas postimit shkruan: “Ajo është këtu”. Deri më tani aktorja nuk e ka bërë ende të ditur emrin e vajzës së saj.


Kujtojmë se Eliona dhe partneri u saj ndajnë dhe vajzën e tyre të parë e cila quhet Gala. Rreth një vit më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Aktorja e cila nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, publikoi më në fund për herë të parë asokohe një foto me të.



