Friday, March 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Tregoi gishtin e mesit pasi nuk mori shumë pikë në “Eurovision”, reagon këngëtarja përfaqësuese e Francës

Finalja e “Eurovision 2023” ishte plot me emocione, muzikë të mrekullueshme dhe fatkeqësisht edhe zhgënjime. Një këngëtare që duket se nuk e priti aspak mirë rezultatin e dobët përfundimtar ishte përfaqësuesja e Francës, La Zarra.

Kënga e saj “Evidemment” ishte cilësuar si një nga të preferuarat përpara finales, por fituese rezultoi Suedia e përfaqësuar nga Loreen me 583 pikë, pasuar nga Finlanda në vend të dytë me 526 pikë. Ndërsa Loreen mori shumë vota nga juritë e shteteve, Franca kishte arritur në total 54 pikë nga vlerësimi i jurisë.

Sidoqoftë, La Zarra dhe fansat e saj prisnin qartë një rritje të konsiderueshme kur u shpallën votat e publikut dhe u shtuan në totalin e jurisë së secilit vend për rezultatin përfundimtar.

Tregoi gishtin e mesit pasi nuk mori shumë pikë në

Por Franca mori një rritje modeste prej 50 pikësh, duke e lënë atë me një total prej 104 pikësh në rezultatin final. Ndërsa pikat u njoftuan, kamera iu drejtua këngëtares, e cila dukej mjaft e pa impresionuar teksa bëri një gjest sa të pahijshëm aq edhe qesharak. Megjithatë, La Zarra më vonë këmbënguli se gjesti i saj ishte keqinterpretuar.

“Megjithëse përfaqësoj Francën, unë gjithashtu kam një kulturë të dyfishtë. Nuk është një gjest negativ, përkundrazi, është thjesht një gjest zhgënjimi që ne përdorim mes miqsh. Më pas, mund të kuptoj se jashtë shtetit konsiderohet një gjest tjetër”, ka thënë këngëtarja.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X