Friday, March 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Fjoralba Ponari ‘shpërthen’ ndaj Zhaklin Lekatarit: Çnjerëzore, inatet personale s’mund të mbivendosen mbi gjakun e…

Gazetarja Zhaklin Lekatari pas sulmeve ndaj Luiz Ejllit, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, për shkak se shkoi në Beograd dhe u shpreh se ndihet “e sigurt në një vend pa shqipe”.

E para që reagoi dhe e quajti “hipokrizi të gjallë” veprimin e Zhaklinës ishte Nita Latifi, me të cilën pati edhe një “përplasje” online, ndërsa Zhaklina e quajti “pseudo-këngëtare”.

Edhe moderatorja  Fjoralba Ponari ka reaguar për këtë veprim në Twitter:

“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore”.

Më pas, vijoi: “Një kujtesë e vogël: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera. Inatet personale nuk mund të mbivendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X