Saturday, March 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli zhduket nga rrjetet sociale

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli vazhdon ende të jetë një ndër emrat më të komentuar dhe më të pëlqyer të momentit. Këngëtari tashmë është në qendër të vëmendjes ku ndiqet në çdo veprim që bën.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpunë e BigBrother VIP, Luizi hapi llogarinë e tij në Instagram i cili menaxhohej nga mikesha e tij Jurgena. Profili arriti të kapte mbi 670 mijë ndjekës por më pas u mbyll për shkak të disa përplasjeve që familjarët e këngëtarit patën me produksionin.

Më pas, Kiara Tito vendosi të hapë një llogari të dytë të Luizit pak ditë para finales së madhe e cila qëndroi nën menaxhimin e saj deri pas daljes së ish-banorit nga shtëpia. Edhe kjo llogari arriti të kapte në një periudhë shumë të shkurtër kohore rreth 500 mijë ndjekës.

Mirëpo ditën e sotme, profili i Luizit nuk figuron më në Instagram. Sipas informacioneve të blogin.al instagrami i Luizit është në proces të verifikimit te llogarinë.

Verifikimi i një llogarie në rrjetin social shërben për të demonstruar se një llogari specifike i përket vërtet personit ose subjektit që përfaqëson. Pas marrjes së këtij verifikimi, Instagram shton ikonën e njohur të kontrollit blu pranë emrit të asaj llogarie në fjalë, diçka e dukshme në të gjitha versionet e rrjetit social. Ky kontroll është një tregues për çdo përdorues që hyn në atë profil në rrjetin social, pasi në këtë mënyrë ata do të kuptojnë se është një profil i vërtetë dhe i verifikuar nga kompania.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X