Saturday, March 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Kristi flet për marrëdhënien me Keisin në BBV: Një fije peri shumë e hollë më ndau nga “katastrofa”, ishte një moment…

Të gjithë e kanë vlerësuar mënyrën se si Krist Aliaj menaxhoi ndarjen nga Keisi Medini, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”.

Në momentin që Keisi i tha se dëshironte të ndahej, ai nuk bëri drama dhe nuk e lejoi veten që të mërzitej nga kjo gjë.

I ftuar sot në emisionin “Wake Up”, Kristi tha se e kaloi me sportivitet pasi nëse do bënte drama, do ishte diçka që banorët e tjerë do e përdornin dhe do e sulmonin.

Ish-banori i BB VIP shprehet se ishte një fije peri shumë e hollë, ku situata mund të dilte nga kontrolli dhe e konsideron atë si një moment delikat. Kristi gjithashtu është shprehur se nuk dëshironte ta dramatizonte këtë gjë për të ndenjur në shtëpinë e “Big Brother” sepse nuk ishte në tipin e tij kjo gjë.

“Ishte një fije peri, një fije shumë e hollë. Ishte një moment shumë delikat edhe për mua edhe për shtëpinë. Njerëzit e kishin fokusin shumë aty, tek ajo gjë dhe unë e dija. Kisha arsye ta dramatizoja, po të doja, por nuk e bëra. Ata ishin gati të më kapnin në këtë pikë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X