Saturday, March 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Meridian Ramçajt ‘nuk i del e keqja’, i lë afat Luizit për të kuptuar ‘gabimin’ që bëri

Ditën e djeshme, me deklaratën e tij teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ndryshe nga si ishte shprehur Meridian Ramçaj, Luiz Ejlli la të kuptohet se mes tyre nuk ka miqësi.

“Kam parë se jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Meridiani, a ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty(i drejtohet moderatorit). Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë të thojë se ‘Unë jam menaxheri etj etj’, kjo është e tepruar”, tha Luizi në Shqipëria Live.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar sërish Meridiani.

Në një video të publikuar në Instagram, ai shkruan:

“Jam mësuar t’u jap njerëzve kohë, shance të dyta dhe të treta për të mos patur hapsirë për të thënë e bëra gabim. Pasi diçka e përsëritur shumë herë nuk është gabim, por i qëllimshëm”.

Më pas ka publikuar “kur të kapin ethet e të vërtetës!”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X