Disa ditë më parë Luiz Ejlli i habiti të gjithë me deklaratë ne tij ku u shpreh se Mario Deda dhe Jon Ndoja nuk janë dy miqtë e tij të ngushtë.
Teksa ishte i ftuar në ‘Shqipëria Live’, këngëtari u shpreh se dy djemtë të cilët ai pati një takim dhe brenda shtëpisë së famshme, kishte 2 vite pa i takuar.
Gjithashtu, Luizi u shpreh dhe për Meridian Ramçajn i cili ka treguar një mbështetje të madhe për këngëtarin gjatë lojës së tij. Fituesi i “BBV” tha se ish-banorin e “BBV1” nuk e kishte mik dhe e njihte vetëm si fytyrë.
Por, në lidhje me dy djemtë Luizi duket se e paska treguar se ka pasur një periudhë shkëputjetje nga ta gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme.
Natën kur Mario dhe Joni surprizuan këngëtarin, ky i fundit dëgjohet të thotë:
“Kemi patur një periudhë shkëputje sepse u nominuam mes njëri-tjetrit, por ja që u ribashkuam prap”.



