Luiz Ejlli ose ndryshe fenomeni i Big Brother Vip 2 gjatë gjithë këtij formati u bë “pjesëtari” më i ri në shtëpitë e shqiptarëve. Këngëtari arriti t’i vjedhë zemrat mijëra shqiptarëve, të cilët në asnjë moment nuk u kursyen duke i treguar atij se sa shumë e mbështesnin. Me dhurata të shumta, dronë dhe pafund mesazhe për ta shpëtuar kur ishte në nominim, shqiptarët gjatë gjithë rrugëtimit që Luizi pati brenda në Big Brother Vip 2, ishin me të.about:blank
Edhe për të gjitha këto këngëtari i është mirënjohës. E këtë gjë e ka treguar sërish së fundmi përmes një postimi në “InstaStory”.
Këngëtari shkruan se nuk i harron ata njerëz që i kanë qëndruar afër kur kishte nevojë dhe se e deshën prej vërteti, pa kushte, fjalë, por vetëm me vepra.




