Saturday, March 7, 2026
spot_img

Latest Posts

“E vërteta gjithmonë del”/ Pasi u hoqën nga rrjetet sociale, Noizy dhe Stresi thumbojnë hapur njëri-tjetrin

Dy reperët e njohur Noizy dhe Stresi duket se kanë hausr disa keqkuptime mes njëri-tjetrit gjë që ka sjellë një krisje në miqësinë e tyre.

Artistët të cilët i dhanë fund armiqësisë disa-vjeçare mes tyre rreth dy vite më parë, kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet e tyre sociale.

Mirëpo nuk ka mjaftuar me kaq pasi djemtë kanë hedhur disa ‘thumbime’ në InstaStory-t e tyre duke i shtuar më shumë dyshimet se dy këngëtarët janë përplasur sërish.

“E vërteta përherë del. Mbase vonon për të dalë por për të dalë del”- shkruan Noizy në postimin e tij. Ndërsa Stresi nga ana tjetër, duket se iu kundërpërgjigj deklaratës së reperit ku shprehej:

“O dak… të vërtetën se merr vesh kurrë kur ke intriganta rreth teje. Unë jam vetvetja si gjithmonë!”

“Kur ti ke zemër të mirë ndihmon shumë, dhuron shumë, beson shumë. Dhe gjithmonë duket… Që lëndohesh më së shumti”– shkruhej në një tjetër postim të Stresit.

Kujtojmë se reperët do të publikonin së shpejti dhë projektin e tyre te parë muzikor. Madje ata kishin postuar në profilet e tyre dhe një pjesë gjatë xhirimit të klipit i cili është fshirë tashmë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me raportin mes tyre.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X